‘Dita Ndërkombëtare të Fëmijëve -1 Qershori’, vë në pah gëzimin dhe harenë e të gjithë fëmijëve. Origjina e kësaj feste daton që nga viti 1925, kur përfaqësues nga vende të ndryshme të botës u takuan në Gjenevë të Zvicrës, për të mbajtur konferencën e parë botërore për mirëqenien e fëmijëve.
“Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve” u krijua më 1 qershor 1950, pas Kongresit të Federatës Ndërkombëtare Demokratike të Grave, në Moskë që u zhvillua më 1949.
Shënimi i kësaj date bëhet edhe në Kosovë, por, kush më mirë sesa fëmijët dijnë t’ia urojnë bashkëmoshatarëve të tyre këtë ditë të veçantë:
“Unë jam Tiara. Të gjithë fëmijët janë të njëjtë, buzëqeshja më e bukur është ajo e fëmijëve, prandaj të gjithë fëmijëve në këtë botë urime 1 Qershori! Ju dua shumë!
Jam Atiku dhe jam nga Prishtina, me rastin e ditës së 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, uroj që të gjithë fëmijët të jetojnë të lumtur, t’i respektojnë prindërit dhe të mësojnë për të ardhmen e tyre. Fëmijët janë pasuria më e madhe. Gëzuar!
Tung, tung, unë jam Majda, urime 1 Qershori, ju dua shumë!
Jam Bora, urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve! Të gjithë fëmijët kanë nevojë për pak ndihmë, për pak shpresë e për dikë që ka besim tek ata.
Jam Joni, ju uroj Ditën e Fëmijëve! Gjëja me e këndshme që mund ti ndodhë secilit, është të dëgjoj buzëqeshjen e një fëmije.
Jam Rubini dhe jam nga Prishtina, ju uroj të gjithë fëmijëve ‘1 Qershorin’! Gëzuar!
Jam Gjoni dhe dua që të gjithë fëmijëve t’ua uroj ‘1 Qershorin’! Ne si fëmijë duhet të mësojmë edhe më shumë, të jemi më të dëgjueshëm dhe t’i respektojmë familjarët, mësuesit dhe rrethin ku jetojmë. Gëzuar!”
‘Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve’,është një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj tyre. Është dita kur vetë fëmijët kërkojnë të drejtat e tyre, por për dallim nga të rriturit, kërkesat e tyre bëhen bëhen përmes lojërave dhe festave.