Nesër (1 qershor), në Palestren “13 Qershori” në Suharekë, nga ora 20:00, pritet të mbahet Festivali i Këngës për Fëmijë̈ “Theranda Fest”, i cili ka për qëllim zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike. Organizatori i Festivalit, Artan Elshani, për radio KFOR-in dha informata shtesë, ku njoftoi se po mbahet për të katërtin vit me radhë: “Ne kemi dëshmuar se mund të organizojmë një festival me vlera, i cili është model edhe për komunat tjera për nga mënyra e organizimit. Në këtë eveniment paraqiten 12 solistë të rinj në skenë, duke performuar 12 këngë të reja për fëmijë. Krahas tyre në skenë do të paraqiten edhe rreth 30 fëmijë të tjerë, si pjesë e korit të festivalit si dhe mysafirë të tjerë nga qendrat tjera kosovare. Të pranishëm do të jenë edhe grupe të ndryshme të vallëzimit me rreth 30 fëmijë – valltarë që do e bëjnë edhe më madhështor festivalin e këngës “Theranda Fest” për fëmijë”, tha z. Elshani për Radio KFOR-in.
Ky Festival i Këngës për Fëmijë u jep mundësi fëmijëve që përmes këngës të japin porositë e tyre për paqe, lumturi dhe gëzim.