Çdo vit me 9 nëntor, shënohet ‘Dita Botërore e Adoptimit të Fëmijëve’ e cila inkurajon çiftet që tu ofrojnë fëmijëve që janë të pambrojtur, mundësinë për të arritur potencialin e tyre në një shtëpi të qëndrueshme, të dashur dhe të përhershme. Kjo ditë shërben edhe për prindërit birësues, që të lidhen me prindërit tjerë që kanë adoptuar fëmijë dhe të reflektojnë mbi udhëtimin e tyre të birësimit.
Sipas UNICEF, më shumë se 150 milionë fëmijë në mbarë botën kanë nevojë për një shtëpi, prandaj procesi i birësimit është një akt jetik që përveç dashurisë dhe familjes, fëmijëve i dhuron edhe një shtëpi.
Adoptimi njihet si njëra ndër gjestet më fisnike të njeriut, që u jep gëzim fëmijëve të braktisur ose jetimë. Kjo ofron një mundësi për të shkëlqyer përmes anës njerëzore të qytetërimit, ku fëmija trajtohet si fëmija i lindur biologjik dhe i jepet gjithë dashuria, kujdesi dhe vëmendja.
Kjo datë shënohet edhe duke vizatuar një fytyrë të buzëqeshur në dorën tuaj e gjithashtu duke mbështetur #worldadoptionday për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi gjendjen e fëmijëve që jetojnë në strehimore.