Për herë të tretë në Agrocoop, do të organizohet festa e luleve të vjeshtës, me moton “Një pije mes lulesh”. Për tre ditë rresht, në datat 14, 15 dhe 16 tetor, në Shtime, do të mund të argëtoheni edhe me muzikë, pije dhe në një ambient shumëngjyrësh. Ky edicion i këtij festivali do vë në pah lulet ‘Krizantema’, ose trëndafilin e vjeshtës, që është një prej luleve më unike e plot me ngjyra. Trëndafilat krizantema, çelin në vjeshtë dhe qëndrojnë të lulëzuara për një kohë të gjatë, duke i dhënë ngjyra dhe freski kësaj stine të zymtë.
Kjo ngjarje do të jetë e hapur për të gjithë të interesuarit, përveç gjithë këtij aktiviteti, organizatorët e kësaj feste janë kujdesur që secilit pjesëmarrës të iu dhurohet një trëndafil krizantemë, pasi që kjo lule ka kuptimin e optimizmit dhe lumturisë.