Në prani të përfaqësuesve ushtarak të KFOR-it, përfaqësuesve vendor e ndërkombëtar, dje (10 tetor), u mbajt ceremonia e ndërrimit të Komandës së KFOR-it, ku gjeneralmajor, Ferenc Kajari, i dorëzoi mandatin, gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccias.
Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, është oficer i 13-të italian, që merr për një vit Komandën e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, si Komandanti i 27-të me radhë i KFOR-it, motoja e të cilit është “Të ndërtojmë të tashmen për një të ardhme më të mirë!”.