Me rastin e gjashtë vjetorit të kinemasë Cineplexx në Kosovë, të dielën (11.12.22), me fillim nga ora 11:30, të gjitha biletat 2D, 3D, të rregullta dhe VIP do të kushtojnë vetëm 2 euro.
Gjatë kësaj dite, në të dy kinematë Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, do të shfaqen filmat më të fundit dhe më të ndjekur, siç janë filmat: Sofia, Black Panther 2, Puss in Boots: The Last Wish, Violent Night, The Menu, Strange World e shumë të tjerë.
Biletat janë në shitje dhe mund të blihen në kinema nga ora 15:30 ose online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Orarin e filmave mund ta gjeni në këtë vegzë: https://www.cineplexx-ks.eu/.







