Festa e Fëmijëve – 1 Qershori, do të pritet me aktivitete të larmishme kulturore e zbavitëse edhe në Prizren, të cilave më së shumti u gëzohen fëmijët.
Organizuar nga DokuKino, me datën 1 qershor, nga ora 12:00 do të bëhet hapja e ekspozitës me punime të fëmijëve, për të vazhduar me aktivitete të shumta me fëmijë si dhe për të vegjëlit në fund do të lëshohet edhe premiera e filmit ‘The Secret Life of Pets 2’.
‘Festa e Fëmijëve’ pritet të lumturoj fëmijët, mirëpo edhe prindërit kur shohin se fëmijët e tyre kanë buzëqeshje në fytyrat e tyre të ëmbla.