Për nder të ‘Ditës Botërore të Fëmijëve’ (1 qershorin), organizata Education Comes First (ECF), do të organizoj disa aktivitete për të vegjëlit. Këto aktivitete do të zgjasin dy ditë dhe do të mbahen në parkun e Gërmisë, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, më 1 dhe 2 qershor. Koordinatorja në “Education comes first”, Saranda Rexha, zbuloi më shumë detaje nga aktivitetet përkatëse, ku mes tjerash theksoi: “Kjo ngjarje do të shërbej si mundësi për argëtim të fëmijëve dhe njëkohësisht për ngritje të fondeve që do të shfrytëzohen për avansim të platformës dhe mbëlueshmeri të vullentarëve për mundin e tyre. Qëllimi i realizimit të këtij aktiviteti, është ngritja e fondeve për zhvillimin e bibliotekës digjitale, platformës Libra me Zë – dedikuar fëmijëve të verbër”, tha për Radio KFOR-in, znj.Rexha.
Projekti “Libra me zë” është web faqe e dedikuar për fëmijët e verbër, ku ata kanë mundësi të dëgjojnë libra të lexuar nga vullnetarët e organizatës (ECF). Biletat janë në shtije në Librarinë Dukagjini, Shkollën Digjitale, Strip Depot, Restaurant Orchide Pejton, LET Center, Babies & Toddlers, ndërsa çmimi i biletës është 10 euro.