Nesër (31.05.19) në Teatrin “Oda” në Prishtinë, ‘Klubi M’ në ora 21:00, do të sjell shfaqjen “Dhoma e kaltër”, me tekst të David Hare dhe regji të Shkumbin Istrefit.
Më shumë rreth shfaqjes respektive, na tregoi regjisori Shkumbin Istrefi, i cili mes tjerash pohoi: “Kjo shfaqje është “Work in progress”, si provim final i vitit të katërt të aktrimit, të Fakultetit të Arteve, ndërsa pritet që në shtator të 2019-ës, të shfaqet e kompletuar në ndonjërin nga teatrot në Prishtinë. Për këtë shfaqje falenderoj profesoreshën e nderuar, Ilire Vinca, e cila më ka ndihmuar në konsultime”, tha për Radio KFOR-in, regjisori Istrefi.
Në këtë shfaqje luajnë studentët e prof. Ilire Vinca, aktorët: Ekrem Smajli, Verona Koxha, Blerta Gubetini, Gentrit Shala, Anila Krasniqi, Allmir Suhodolli, Ftesa Hazrolli, Blend Sadiku, Qendresa Jashari dhe Florent Salihu.