FC Prishtina Futsal njofton se do të organizojë turneun memorial, kushtuar legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit.
Organizatorët e FC Prishtina Futsal, bëjnë të ditur se nga data 23 dhjetor, turneu memorial “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë. Edicioni i pestë është planifikuar që të ketë në program kategori të ndryshme, duke qenë gjithëpërfshirës për të gjitha grup moshat.
Në këtë turne, sipas këtij njoftimi, do të marrin pjesë: Shkollat e Futbollit të licencuara nga FFK me kategoritë, U13, U15 dhe U17, gjithashtu këtë vit në formë gare do të jenë të pranishme Liga e Veteranëve të licencuar nga FFK si dhe në natën finale mediat kosovare e skuadrat me Syndrom Down. Ndeshjet do të drejtohen nga tre gjyqtarët e FFK-së, që kanë stemën e FIFA-së.