Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, departamenti i Ekipit Monitorues Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ka hapur një vend të lirë pune, për pozitën SENIOR INTERPRETER / TRANSLATOR.
Për të aplikuar për pozitën SENIOR INTERPRETER / TRANSLATOR, të interesuarit duhet të plotësojnë këto kushte:
– Shkolla e lartë 2 vjeçare, pas arsimit të mesëm, duke përfshirë trajnime në interpretim dhe përkthim simultan.
– Minimum 5 vjet përvojë pune si gjuhëtar/e profesionist/e.
– Njohuri dhe përvojë e mirë e punës me programet MS Office (Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook).
– Shkathtësi të mira të punës në ekip dhe komunikim.
Aplikantët duhet të kenë aftësi gjuhësore në lexim, shkrim, dëgjim dhe në të folur:
– Shqip dhe Anglisht: Shumë mirë
– Serbisht: Mirë
Aplikantët duhet të jenë banor të ligjshëm të Kosovës dhe do të punojnë në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kosova Film, Prishtinë.
Paga bruto për këtë pozitë, është 1.483 € në muaj.
Formularin për aplikim si dhe të gjitha detajet tjera në lidhje me këtë vend të lirë pune, mund ti gjeni në këtë adresë: https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor/local
CV’në tuaj duhet ta dërgoni me e-mail në adresën elektronike recruitment@hq.kfor.nato.int , deri të dielën, data 24 dhjetor, 2023.
Formularin e aplikimit mund ta dorëzoni edhe personalisht, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kosova Film, në kutinë postare, e cila ndodhet në ndërtesën IZMIR, tek porta kryesore e Kosova Filmit.