Një takim i rëndësishëm është mbajtur më 15 nëntor 2023, në kampin ”Villaggio Italia” në mes të Kryetarëve të Komunave, Këshilltarëve të Kulturës dhe përfaqësuesve të pakicave të 15 komunave të pjesës perëndimore të Kosovës. Takimi u kryesua nga Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore, Gabriele Vacca dhe synonte të lehtësonte diskutimin e dialogut për çështjen e perspektivave të ardhshme, për të rinjtë në Kosovë.
#KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në #Kosovë, me mandat të bazuar në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes.