‘Aleanca Franceze në Kosovë’ ka organizuar edhe këtë vit kurse të gjuhës frënge që do të fillojnë me datën 13 Janar të këtij viti. Pjesëmarrësit e këtyre kurseve dhe ata të cilët do të regjistrohen këtë vit, do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e lojës shpërblyese për të fituar bileta falas për koncertin e këngëtares Erza Muqolli, që do të mbahet me 6 Mars të vitit 2020 në Prishtinë.
Erza ka filluar karrierën e saj si këngëtare kur ishte vetëm 8 vjeçare duke arritur në finalen e ‘France’s Got Talent’, për të vazhduar performanca të shumta në vende të ndryshme të botës. Në muajin nëntor të vitit 2019, Erza ka publikuar albumin e saj të parë në Francë. Gjithashtu, këngëtarja është pjesë e grupit të famshëm ‘Kids United’, krijuar dhe mbështetur nga organizata humanitare ‘UNICEF’.