Këtë vikend, më 12 janar ‘Klubi Aplin Prishtina’ fillon me jetësimin e programit të ngjeshur vjetor për vitin 2020. Është ngjitja në ‘Majën e Lubotenit’, pjesë e së cilës mund të bëhen të gjithë ata që janë entuziastë të ecjeve dhe ngjitjeve në vende malore. Menaxheri në ‘Klubin Aplin Prishtina’, Nazmi Hasanramaj për Radio KFOR-in tregoi detajet e këtij organizmi:
“Është bërë traditë që ngjitjen e parë vjetore ta bëjmë në një prej majave markante të Kosovës që në këtë rast është ‘Maja e Lubotenit’. I ftojmë të gjithë që të na bashkangjiten më 12 janar në ora 6 të mëngjesit, atëherë kur edhe nisemi nga Prishtina. Jemi përgatitur, është një guidë kryesore dhe janë tre ndihmësa teknik për grupin. Mendojmë që është një nismë e mirë për arsye se dita është e mirë, do të jetë kohë me diell, nuk ka erëra të fuqishme. Pradaj i ftojmë të gjithë të interesuarit që të na bashkangjiten dhe të shohin nga afër se si bëhet organizmi i ngjitjes, në çfarë mënyrë , si i bëjmë paramentrat e sigurisë gjatë ngjitjes dimërore, është edhe promomvim por njëherë edhe një lloj përvoje teknike që munden me përfitu të gjithë.”
Z. Hasanramaj tregoi gjithashtu se përgjatë 2020 ‘Klubi Alpin Prishtina’ do të ketë një program të pasur, i cili përfshinë të gjithë sektorët e Klubit.
Ndryshe, për të qenë pjesëmarrës në ngjitje në ‘Majën e Lubotenit’, rezervimin mund ta bëni përmes e-mail adresës alpineclubprishtina@gmail.com.