Rruga drejt paqes është e gjatë dhe dallimet fetare, racore, kulturore dhe politike do të ekzistojnë gjithmonë, mirëpo kjo larmi është ajo që na e bën jetën e secilit edhe më të pasur dhe më emocionuese. Është zgjedhja jonë të vendosim të bashkuar rreth vlerave që ne i ndajmë me njëri tjetrin. Në vijim, Radio KFOR-i do ju sjell disa citate mbi tolerancën, të trashëguara nga disa prej mendjeve më të ndritura të botës, që mund të na ndihmojnë të gjithëve të ndërtojmë një botë më të fortë dhe më të bashkuar:
– “Në praktikën e tolerancës, armiku i dikujt është mësuesi më i mirë.”_ Dalai Lama
– Toleranca nuk nënkupton mungesë përkushtimi ndaj besimeve të veta. Përkundrazi, ajo dënon shtypjen ose persekutimin e të tjerëve.” _ John F. Kennedy
– “E vetmja mënyrë për t’u siguruar që njerëzit me të cilët pajtoheni mund të flasin, është të mbështesni të drejtat e njerëzve me të cilët nuk jeni dakord.” _ Eleanor Holmes Norton
– “Nëse qytetërimi dëshiron të mbijetojë, ne duhet të kultivojmë shkencën e marrëdhënieve njerëzore – aftësinë e të gjithë popujve, të të gjitha llojeve, për të jetuar së bashku, në të njëjtën botë, në paqe”. _ Franklin D. Roosevelt
– “Nëse një humnerë e thellë e ndan besimin e fqinjit tim nga besimi im, ekziston gjithmonë ura e artë e tolerancës.” _ Anon
– “Askush nuk lind duke urryer një person tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes apo fesë së tij. Njerëzit mësojnë të urrejnë dhe nëse mund të mësojnë të urrejnë, mund të mësohen edhe të duan, sepse dashuria vjen më natyrshëm në zemrën e njeriut, sesa e kundërta e saj.”_ Nelson Mandela
– “Paqja nuk do të thotë mungesë konfliktesh, dallimet do të jenë gjithmonë aty. Paqja nënkupton zgjidhjen e këtyre dallimeve me mjete paqësore, përmes dialogut, edukimit, dijes dhe përmes mënyrave humane.” _ Dalai Lama
– “Paqja nuk mund të mbahet me forcë, ajo mund të arrihet vetëm me mirëkuptim.”_ Albert Einstein
– “Kur fuqia e dashurisë ta kapërcejë dashurinë për pushtet, bota do të njohë paqen.”_ Jimi Hendrix
– “Ne duhet të promovojmë tolerancë dhe mirëkuptim më të madh midis popujve të botës. Asgjë nuk mund të jetë më e rrezikshme për përpjekjet tona për të ndërtuar paqen dhe zhvillimin sesa një botë e ndarë sipas linjave fetare, etnike ose kulturore. Në secilin komb dhe midis të gjitha kombeve, ne duhet të punojmë për të promovuar unitetin, bazuar në humanizmin tonë të përbashkët.”_ Kofi Anan
– “Ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër ose të vdesim së bashku si budallenj.”_ Martin Luther King, Jr.
– “Qëllimi ynë kryesor në këtë jetë është të ndihmojmë të tjerët. Dhe nëse nuk mund t’i ndihmoni, të paktën mos i lëndoni.”_ Dalai Lama
– “Mënyra e vetme për të sjellë paqe në botë, është të mësojmë ta bëjmë jetën tonë paqësore.”_ Gautama Buda
– “Çdo ditë e re nis me mundësi të reja. Na takon neve, ta mbushim atë me gjërat që na shtyjnë drejt përparimit dhe paqes.” _ Ronald Reagan
– “Errësira nuk mund ta largojë errësirën, vetëm drita mund ta bëjë këtë. Urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen, vetëm dashuria mund ta bëjë këtë.” _ Martin Luther King, Jr.