Sot (15 gusht), në Shtëpinë e Evropës, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet një panel diskutimi, “Puna vullnetare në Kosovë dhe ndikimi i saj në zhvillimin e rinisë”, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, e cila organizohet çdo vit, më 12 gusht.
Pjesëmarrësit e diskutimit do të mësojnë më shumë rreth punës vullnetare në Kosovë, rreth procesit të njohjes institucionale dhe regjistrimit të punës vullnetare përmes Platformës dhe Databazës për Punë Vullnetare të iniciuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, si dhe do të mësojnë sesi ndikon puna vullnetare në zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve.