Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Angelo Michele RISTUCCIA, sot (10 tetor 2023) ia dorëzoi komandën e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, pasardhësit të tij turk Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, gjatë një ceremonie të mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it Film City në Prishtinë. Ngjarja u kryesua nga Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. Munsch dhe u ndoq nga autoritete të shumta civile, ushtarake dhe diplomatike.