Çdo vit më 9 maj, festohet ‘Dita e Evropës’, në të gjithë Bashkimin Evropian. Kjo datë shënohet si kujtim për historinë e krijimit të Bashkimit Evropian dhe simbolizon bashkëpunimin dhe solidaritetin e shteteve anëtare të BE-së.
Historia e ‘Ditës së Evropës’, daton që nga viti 1950, kur atë kohë Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, publikoi një plan për bashkëpunim ekonomik, në mes të vendeve të Evropës. Kjo ishte ideja e krijimit të Bashkimit Evropian dhe kishte për qëllim të promovonte paqe, prosperitet dhe stabilitet në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.
Që atëherë, BE-ja është rritur në numër dhe ka bërë përparime në shumë fusha, duke përfshirë sigurinë, mjedisin dhe në të drejtat e njeriut. Sot, BE-ja është një nga blloqet më të rëndësishme ekonomike në botë dhe festa e ‘Ditës së Evropës’, është një rast për të festuar sukseset e BE-së dhe për të kujtuar se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi mes vendeve evropiane.