Pas xhiros së djeshme në Ligën e Kampionëve, radhën e kanë dy ndeshje nga të cilat do të kuptojmë përfundimisht se cilat ekipe do të jenë pjesë e çerekfinales në këtë garë.
Në Metropolitano, Inter do të kërkoj ta përfundoj detyrën që e nisi në Itali, kur mposhti Atletico Madrid, me rezultat 1-0. Inter udhëton drejt Spanjës në kërkim të lavdisë në Evropë pasi që në Serie A është tashmë favorit për të fituar ligën.
Ndërsa, gjithçka e hapur ka mbetur në ndeshjen Borussia Dortmund me Psv Eindoven, ndeshje që u mbyll me rezultat të barabartë 1:1. Ndeshja e kthimit në Gjermani, pritet të jetë me intensitet të lartë, për shkak të lojës që të dyja skuadrat kanë gjasa të mëdha të kalojnë këtë xhiro drejt çerekfinales.