A e dini se truri jonë, për të qëndruar i shëndetshëm gjatë gjithë jetës, ka nevojë për stimulim? Në fëmijërinë tonë, truri jonë stimulohej vazhdimisht me tinguj, përshtypje dhe përvoja të reja. Mirëpo, gjatë rritjes, truri jonë ende kërkon stimulim të rregullt, në mënyrë që të jetë i mprehtë dhe i shëndetshëm. Në fakt, pa stimulim dhe stërvitje, truri gradualisht mund të humbasë aftësitë e tij.
‘Java e Ndërgjegjësimit të Trurit’ shënohet nga data 11 mars deri më 17 mars dhe ka për qëllim të rris ndërgjegjësimin e publikut për shëndetin dhe mbajtjen aktiv të trurit. Ngjarjet e ‘Javës së Ndërgjegjësimit të Trurit’, përfshijnë leksione, simpoziume, diskutime në panele dhe në laboratorët e neuroshkencës, panaire të trurit me aktivitete praktike, lojëra dhe eksperimente.