Hiking (ecja malore) është një aktivitet i shëndetshëm që jo vetëm ndihmon në relaksim, por gjithashtu përmirëson shëndetin në mënyra të ndryshme. Sipas studimeve, ushtrimet e lehta siç është ecja ndihmon në reduktimin e simptomave të lodhjes, me 65% dhe rritjen e energjisë me 20%. Përveç që ky aktivitet është i shëndetshëm, është edhe atraktiv, sepse duke qenë aktiv në ecje ju do të vizitoni dhe shihni bukuri natyrore të shumta.
Pra, përfitimet që sjellë ecja malore janë të shumëfishta. Hiking është një mënyrë e jashtëzakonshme për të ndërtuar muskuj dhe është një stërvitje e gjithë trupit që kërkon energji dhe rrjedhimisht mund të ndihmojë që të bëni gjumë më të mirë.
Përveç përfitimeve të shumta fizike, ecja mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme edhe për shëndetin tuaj mendor, duke ju ndihmuar që të reduktoni stresin.
Në fakt, një studim i vitit 2015 nga Universiteti i Stanfordit tregon se një ecje 90-minutëshe në natyrë mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe mbingarkesës ditore.