Këtë javë, kompania “Tesla” tha se ka arritur rekord të shitjes në tremujorin e parë të vitit 2022, pavarësisht sfidave me zinxhirët e furnizimit. Prodhuesi i makinave elektrike, tha se ka dërguar 310 mijë makina tek blerësit në tre muajt e parë, të këtij viti. Po flasim për një shifër prej 70% më e lartë krahasuar me një vit më parë.
Nga kompania “Apple”, së shpejti, presim pajisje të reja. Në vjeshte, pritet të lansohet gjenerata e ardhshme e iPad Pro. Tableti i ri, do të ketë çipin e shumëpërfolur të “Apple”, M2. Detajet e M2 mbeten të fshehta, por thuhet që prej muajit prill të vitit të kaluar është në prodhim.
Rrjeti social “TikTok” është duke filtruar përmbajtën. Brenda tre muajve ka fshirë nga sistemi 80 milionë video të cilët kishin thyer rregullat. Nëpërmjet përdorimit të inteligjencës artificiale, në bashkëpunim me moderimin “fiziky”, “me shpejtësinë e dritës” po i fshinë pamjet që janë kundër rregullave të rrjetit social, ende pa u shpërndarë tek masa.