RAVE, një nga emrat kryesorë në muzikë dhe evente në Kosovë, shënon 15 vite aktivitet këtë vit. Nga një ide e vogël lokale, është kthyer në një platformë me njohje ndërkombëtare, duke transformuar mënyrën e organizimit të eventeve në rajon.
Me arritje si platforma e parë e biletave, sistemi cashless, RAVE Festival dhe Prishtina Music Week & Conference, RAVE ka ngritur standardet për eventet artistike dhe muzikore.
Suksesi ka ardhur edhe falë mbështetjes së partnerëve, artistëve dhe audiencës, duke krijuar një identitet të ri për skenën artistike të Kosovës dhe më gjerë.
Gjatë vitit të 15-të, RAVE do të fokusohet në sjelljen e eventeve të ndryshme, duke përfshirë muzikë xhaz, elektronikë, hip-hop, diskutime, punëtori, konferenca dhe shumë më tepër.
Përditësimet mund t’i ndiqni në @ravetravel, @ravefestival.ee dhe @rave.production në rrjetet sociale.