Përballja me pandeminë Covid-19 po vazhdon edhe më tej, ndonëse disa shtete të botës ka filluar lehtësimi i masave dhe lëvizjes së qytetarëve, në Kosovë ende po vazhdojnë masat parandaluese anti-covid. Deri më tani në Kosovë janë administruar mbi 1 milion 800 mijë vaksina, derisa mbi 800 mijë qytetarë kanë marrë dozën e tretë përforcuese.
Rreth efikasitetit dhe rëndësisë së marrjes së dozës përforcuese, Radio KFOR-i bisedoi me infektologun, Dr. Ilir Tolaj, i cili ftoi të gjithë qytetarët të cilët ende nuk e kanë marrë dozën e tretë, ta bëjnë këtë: “Studimet tregojnë se derisa dy dozat e vaksinës mbrojnë ndaj variantit Omicron në nivelin mbi 65%, doza e tretë e shton këtë mbrojtje në 85%. Dobitë që vijnë nga vaksinimi janë të shumta dhe këto vaksina kanë vërtetuar se mbrojnë nga format e rënda të virusit, si vdekja dhe për këtë arsye njerëzit duhet të vaksinohen.”
Vazhdoni të respektoni masat dhe vaksinohuni në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare, për tu mbrojtur nga Covid-19.