Kursimi i energjisë elektrike sot është më se i domosdoshëm se kurrë. Për të kontribuar në një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, ne duhet ta kursejmë atë, e pikërisht pajisjet efiçiente janë mënyra e duhur, siç është për shembull ndriçimi LED. Kësaj radhe, Radio KFOR-i ka realizuar një intervistë me zyrtarë të kompanisë ‘Electro Agoni’, përkatësisht me inxhinierin e energjisë, z. Agon Abazi, nga i cili mësuam për rëndësinë e përdorimit të ndriçimit LED: “Ndriçimi LED është ndriçim efecient. Krahasuar me ndriçimin që e kemi përdorur në të kaluarën, i njëjti ka lëshuar 90% nxehtësi ndërsa vetëm 10% ka liruar ndriçim, kurse ndriçimi LED liron 70% ndriçim, d.m.th. krahasimi është shumë më i madh.”
Inxhinieri i energjisë, z. Abazi ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, pajisjet që nuk i përdorni gjatë ditës, mos ti leni në rrymë si dhe të shfrytëzoni tarifat e ulëta gjatë natës, atëherë kur nuk ka pik të përdorimit të energjisë elektrike dhe se kursimi i energjisë elektrike kontribuon edhe në mbrojte të ambientit nga ngrohja e globale.