Ne dimë shumë pak për farërat e ndryshme dhe përfitimet e tyre. Ka shumë fara që janë jashtëzakonisht ushqyese dhe që duhet të kemi në dietën tonë çdo ditë sepse ato luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit tonë.
Kur flasim për një dietë të duhur, farat përmbajnë yndyrat e duhura për organizmin e njeriut dhe prania e yndyrave në dietën tonë ditore, sipas ekspertëve shëndetësorë, duhet të jetë rreth 10 përqind. Farat dhe arrat përmbajnë gjithashtu një përqindje të lartë të ashtuquajturave “yndyrna të mira”, të njohura si acide yndyrore omega 3, të cilat trupi ynë nuk mund t’i prodhojë, kështu që ato duhet të merren përmes dietës.
Mënyra më e mirë për të përfshirë farat dhe arrat në dietën tuaj ditore, është të bluani farat e lirit dhe t’i shtoni ato në vaktet ushqimore, kështu ato rrisin edhe u bio-disponueshmërinë e tyre, që do të thotë se trupi do të përdorë më shumë lëndë ushqyese. Marrja optimale ditore e farave, është nga një deri në dy lugë gjelle në ditë, po ato mund t’i shtoni edhe në sallata frutash, supa ose t’i konsumoni si një meze e lehtë.