Mbi 200 gjuhë evropianë fliten në kontinentin e Evropës, shumica prej tyre i përkasin familjes së gjuhëve indo-evropiane. Për nder të këtij diversiteti gjuhësor, data e sotme 26 shtatori, shënon ‘Ditën e Gjuhëve Evropiane’. Komunikimi është aspekti kryesor i bashkëveprimit shoqëror, prandaj shpesh e dëgjojmë thënien ‘Aq më shumë gjuhë të huaja që mësojmë, po aq pasaporta kemi’.
Caktimi i kësaj date, erdhi për të ngritur vetëdijesimin për rëndësinë që ka shumëllojshmëria gjuhësore në Evropë dhe përtej saj. Në këtë ditë, bëhet thirrje për respektimin e gjuhëve të ndryshme në Evropë dhe respektimi i gjuhëve që fliten nga komunitetet pakicë si dhe bëhet thirrje që sa më shumë të mësojmë gjuhë të reja.
Shënimi i kësaj dite vjen me iniciativë të ‘Këshillit të Evropës’ dhe shënohet që nga viti 2001.