‘Dita Botërore e Religjioneve’ është një ngjarje e rëndësishme që shënon angazhimin global për të promovuar dialogun ndër fetar, respektin dhe bashkëjetesën paqësore mes individëve dhe grupeve të ndryshme fetare. Kjo ngjarje festohet çdo vit më 19 janar dhe është një mundësi e mirë për të theksuar vlerën e diversitetit fetar dhe rëndësinë e mirëkuptimit të ndërsjellë, në një botë që shpesh është e ndarë për shkak të dallimeve të thella kulturore e fetare.
Një nga elementët kryesorë të kësaj dite është promovimi i dialogut ndër fetar. Ky dialog është një mundësi për të mësuar nga njëri-tjetri, për të shprehur respektin dhe për të ndihmuar në uljen e tensioneve të mundshme midis grupeve të ndryshme fetare.
Paqja dhe harmonia, janë një përgjegjësi e përbashkët që të ndërtojmë një botë që pranon dhe jep hapësirë për të gjitha besimet tona.