Çdo vit, me datën 15 prill, në të gjithë botën festohet “Dita Universale e Kulturës”, për të përshëndetur, promovuar dhe për të festuar diversitetin e pasur të trashëgimisë kulturore të botës.
Kultura është thelbi dhe shpirti i një kombi, i një populli dhe i njeriut. Në një kohë kur globalizimi po ndikon në mënyrën se si njerëzit komunikojnë, kuptojnë dhe interpretojnë botën ‘Dita Universale e Kulturës’, është më shumë si një shkëmbim i traditave dhe vlerave.
Në këtë ditë, të gjithë jemi të ftuar të bashkohemi për të shprehur vlerën tonë për diversitetin kulturor, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të festuar gjithçka që na bën unikë. Le të përkujtojmë se kultura jonë është pasuria jonë më e çmuar.