Pas suksesit masiv të RAVE FESTIVAL në edicionet e kaluara, ekipi vjen me surprizën e radhës, lajmin e madh për Prishtinën.
Në datën e rradhës të festivalit, kuptojmë që përformuesi kryesor do të jetë legjenda e muzikës elektronike, rezidenti i Berghain, Ben Klock, i cili vjen për herë të parë në Prishtinë, më 11 maj .
Është hera e parë që artisti i madh na viziton dhe performon në Kosovë, dhe bazuar në reagimet e publikut, do të jetë një mbrëmje gjigande. Të gjithë dashamirët e kësaj rryme muzikore, mezi presin të shikojnë skenën e re të RAVE, të dalluar edhe për produksionin e tyre.
Kujtojmë që RAVE Festival dhe Prishtina Music Conference kanë dëhsmuar një reputacion të qëndrueshëm në sektorin e kulturës dhe organizimin e eventeve ikonike, që dita ditës po e ngrisin nivelin e organizimeve dhe po e pasurojnë kualitetin në Kosovë.
Biletat janë të disponueshme me një çmim super të arsyeshëm prej 15 EUR në rave-travel.com. Cmimi i biletave pritet të rritet këto ditë, kështu që nxitoni.
Mos humbisni këtë super festival!