Dita Botërore e Artit” festohet çdo vit më 15 prill, si një mundësi e mirë për të nxitur zhvillimin e artit. Ishte Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Ndërkombëtare të Artit, e cila në vitin 2012, vendosi që datën 15 prill, ta shënojë si “Ditë Botërore të Artit”, për të nderuar ditëlindjen e të famshmit Leonardo da Vinci, i cili përfaqëson tolerancën, paqen botërore, lirinë e shprehjes dhe multikulturalizmin.
Arti vjen në forma dhe kategori të ndryshme, si: përmes arkitekturës, muzikës, pikturës, skulpturës, kinemasë, vallëzimit ose letërsisë.
“Dita Botërore e Artit” është një kujtesë e shkëlqyer për t’i ndihmuar njerëzit që të vërejnë bukuritë përreth tyre.