Kontingjenti Austriak i KFOR-it ka hapur një vend të lirë pune, për Punëtor Teknik. Paga për këtë pozitë do të jetë në varësi të arsimimit, diplomës dhe përvojës së të interesuarve, rreth 650 euro, deri në rreth 740 euro, në muaj.
Kualifikimet e nevojshme për këtë pozitë janë:
– Të ketë njohuri të gjuhës gjermane apo angleze,
– Aftësi të ndryshme teknike,
– Diplomë për elektricist, marangoz apo hidraulik
– Shkathtësi të mira të punës në ekip dhe komunikim.
– Të mos ketë të kaluar kriminale
Përfitimet nga punësimi në këtë pozitë, janë:
– Kontratë pune 3 vjeçare me mundësi zgjatjeje
– Vend të sigurt pune
– Shujta falas
Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, ju mund të dërgoni CV-në tuaj me foto dhe numër telefoni, në adresën autconkfor@proton.me
Afati i fundit për të aplikuar për këtë pozitë, është data 16 maj, 2024.