‘Dita Botërore e Përshëndetjes’ e cila shënohet sot (21.11.23), u krijua për herë të parë në vitin 1973, për të dëshmuar se konfliktet mund dhe duhet të zgjidhen përmes komunikimit, e jo dhunës.
Koncepti i shënimit të kësaj dite, u krijua nga Brian McCormack, i diplomuar në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe Michael McCormack, i diplomuar në Harvard. Ideja e kësaj dite qëndron në faktin që komunikimi i qartë dhe i qetë, sjellë paqe dhe pikënisja e kësaj është përshëndetja, me të cilën nis një bisedë më e gjatë.
Për tu bërë pjesë e mijëra njerëzve që shënojnë këtë ditë, sot ajo çka mund të bëni si shenjë solidarizimi për paqen në botë, është që të mësoni të përshëndesni dikë në disa gjuhë të ndryshme.