Një format i emisionit i padëgjuar më parë, vjen tek ju përmes frekuencave të Radio K4-it dhe sjell energji fantastike nga DJ dhe producentë si: Tiesto, HVME, Olivier Heldens, David Guetta, Martin Garrix, e shumë emra të tjerë gjigantë të industrisë muzikore.
Remikse të mahnitshme nga producentë të njohur dhe ata që sapo kanë debutuar me projektet e tyre. Përveç kësaj, gjatë këtij emisioni mësojmë edhe fakte interesante të padëgjuara më parë se si u krijuan këto këngë dhe çfarë qëndron pas gjithë atyre hiteve që i kemi dëgjuar kaq gjatë.
Retro Remiks, vjen tek ju për çdo ditë edhe në faqen tonë zyrtare, në radiokfor.com dhe mund ta dëgjoni edhe përmes aplikacionit të Radio K4-it, të moderuar nga Ard Gashi dhe Dj Pance.