Me zbulimin e teknologjisë dhe mjeteve të reja të komunikimit, ka ndryshuar krejtësisht mënyra e ndërveprimit dhe komunikimit në mes të njerëzve. Kompjuterët dhe telefonat celularë bënë të mundur që njerëzit të komunikonin me njëri-tjetrin pa pasur nevojë të shkruanin një letër fizike, nëpërmes e-maliave dhe rrjeteve sociale.
Nga data 8 deri më 14 janar shënohet ‘Java e shkrimit të letrave’, për të vënë në pah rëndësinë që ka kjo formë e komunikimit në zhvillimin e historisë njerëzore.
Letrat kanë qenë mënyra kryesore e komunikimit njerëzor, përgjatë historisë që nga India e lashtë, Egjipti, Roma, Greqia e deri në kohët moderne.
Edhe ju mund të shënoni këtë ditë, kur shumica kalon kohë të madhe pranë ekraneve dhe telefonave, ju ftoni familjarët dhe miqtë tuaj për të shkruar një letër fizike për njëri-tjetrin.