Puna e prindërve, për të rritur dhe edukuar fëmijët, është një nga përgjegjësitë më të mëdha. Sot me 1 qershor, nderojmë dhe falënderojmë gjithë prindërit për sakrificat dhe përkushtimin e tyre për të bërë më të bukur botën dhe jetën e fëmijëve. Në vitin 2012, ishte Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shpalli për herë të parë ‘Ditën Botërore të Prindërve’. Që atëherë, në mbarë botën, kjo ditë shënohet me 1 qershor, që përkon edhe me ‘Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve’. Qëllimi i ‘Ditës Botërore të Prindërve’, është të promovojë mirëkuptimin dhe vlerësimin për rolin që prindërit luajnë në jetën e fëmijëve të tyre.
Këtë vit kjo ditë shënohet nën moton ‘Ndërgjegjësimi mbi familjen’.