Mirësia dhe humanizmi paraqesin disa nga vlerat dhe tiparet më të larta njerëzore. Të qenurit empatik dhe human ndaj njëri-tjetrit lartëson misionin tonë si njerëz.
Sidomos gjatë dimrit është shumë e rëndësishme të ndihmojmë familjet të cilat jetojnë në kushte jo të mira, ku përveç sfidave të përditshme për të siguruar ushqimin, këto familje gjatë dimrit përballen edhe me acarin që shpesh ndikon edhe në shëndetin e tyre.
“Bëhu arsyeja që dikush të buzëqeshë dhe bëhu arsyeja që dikush të ndihet i dashur dhe beson në mirësinë e njerëzve”, kjo thënie nga shkrimtari, Roy T. Bennett, përkufizon më së miri rëndësinë që ka humanizmi.