Kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx vazhdon të sjell premierat më të njohura filmike në kinematë e tyre, në Prishtinë dhe Prizren. Zhanre të ndryshme që u përshtaten të gjitha shijeve të njerëzve keni mundësi t’i ndiqni edhe gjatë kësaj jave.
Një nga këto premiera, është filmi aksion/triller ‘Beast’, i cili shfaq historinë e Dr. Nate Daniels (Idris Elba), në një udhëtim me dy vajzat e tij adoleshente, në Afrikën e Jugut, të menaxhuar nga një mik i vjetër i familjes dhe biolog i kafshëve të egra. Megjithatë, ajo që fillon si një udhëtim relaksues shpejt kthehet në një luftë të frikshme për mbijetesë.
Premiera tjetër ‘After Ever Happy’, një film romancë/dramë i bazuar në romanin e njohur, vjen pjesa e katërt e serisë së filmave ‘After’. Teksa shfaqet një e vërtetë tronditëse për familjet e çiftit, dy të dashuruarit zbulojnë se nuk janë aq të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Filma tjerë premierë që mund të ndiqni gjatë kësaj jave, janë edhe filmat: ‘The Invitation’, në zhanrin horror/triller, pastaj filmi i animuar ‘Tad the Lost Explorer and the Emerald Tablet’.
Biletat tashmë janë në shitje dhe mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS apo në kinema, nga ora 14:30. Oraret e filmave mund t’i gjeni në cineplex-ks.eu.
Po ashtu, çdo të hënë nëpërmes faqes së Radio KFOR-it në Instagram: radiokforshqip mund të bëheni pjesë e lojës shpërblyese, për të fituar bileta falas, për të ndjekur filmin tuaj të preferuar në Cineplexx.