Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike KEDS, në vazhdimësi po u bënë thirrje të gjithëve për kursim të energjisë elektrike, sidomos gjatë stinës së dimrit. Në një bisedë për Radio KFOR-in, zëdhënësi i KEDS-it, z. Viktor Buxhala, ndau disa këshilla se si mund të kursejmë energjinë elektrike në shtëpitë tona dhe se cilat janë mënyrat më efikase të përdorimit të pajisjeve shtëpiake, për të kursyer energji elektrike:
Rrobalarësja
Mënyra e parë e kursimit është përdorimi më i madh i këtyre pajisjeve gjatë tarifës së ulët, pra gjatë natës.
Bojleri
Bojleri në shtëpitë tona shpenzon diku prej 30 deri në 50% të faturës mujore gjatë sezonit të verës, dhe 40 deri në 60% gjatë stinës së dimrit. Lini bojlerin ndezur gjatë natës, saktësisht pas orës 22:00 (tarifa e ulët gjatë dimrit).
Ndriçimi
Zgjidhni poçin e duhur për ndriçim. Llambat LED janë më efiçiente për përdorimin e energjisë elektrike. Ato përdorin 75% më pak energji elektrike sesa llambat inkandeshente dhe zgjasin 25 herë më shumë. Mënyra më e mirë për të filluar të kurseni energji elektrike është të fikni dritat në dhomat që nuk i shfrytëzoni.
Enëlarësja
Nëse keni vendosur të blini makinë të re për larjen e enëve, makinë për larjen apo tharjen e rrobave, atëherë orientohuni në produkte më cilësore dhe më ekonomike, shikoni udhëzimin e prodhuesit ku janë të shkruara karakteristikat kryesore dhe pastaj vendosni cila është më ekonomike.