Çdo vit, më 21 prill, në Britani të Madhe festohet ‘Dita Kombëtare e Çajit’, për të shprehur dashurinë dhe simpatinë e madhe për shprehinë e shëndetshme të konsumimit të çajit.
Për shënimin simbolik të kësaj dite, në Britani të madhe kjo festë do të shënohet sot përmes internetit, ku do të bëhen bashkë të gjithë adhuruesit çajit, përmes një ndeje virtuale. Dhe meqenëse çaji është pija më e konsumuar në botë, pas ujit edhe ne mund ta shënojmë këtë ditë duke ia përgatitur vetes apo familjarëve nga një çaj që na pëlqen.