Programi i bursave Women in Energy (Gratë në Energji), është aktiviteti i parë në përpjekjen shumëdimensionalë që synon krijimin e mundësive për gratë që të marrin pjesë në sektorin e energjisë përmes arsimit të avancuar, punësimit dhe sipërmarrjes.
Bursat do të ofrohen për të mbuluar koston e plotë të dy viteve të studimeve për gratë dhe vajzat në institucionet e akredituara akademike, me fokus të veçantë në lëndët STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). Aktiviteti në fjalë mbështetet nga programi ‘Threshold’, i dakorduar mes Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit dhe organizohet nesër (26 mars), në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:30.