Shkolla inovative PBCA Academy, e cila ofron ekselencë në edukimin profesional dhe punë të specializuar praktike në sektorin e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimi , sot (26 mars) duke filluar nga ora 17:00, organizon sesionin informues rreth trajnimit në ‘Software Programming & Business Ethics’.
Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë edhe pjesë e lojës shpërblyese, ku do të zgjedhet një fitues i bursës së plotë, për trajnimin e lartpërmendur si dhe do të kenë mundësi të takohen me profesorët e trajnimit dhe të bisedojnë rreth të gjitha çështjeve të trajnimit, përmbajtjes së tij dhe rezultateve që priten.