Me datën 26.03.24, CIMIC-u (Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak) i KFOR-it, i dhuroi Brigadës së Zjarrfikësve në jug të Mitrovicës, pajisje të ndryshme për punë.
Në këtë ceremoni në emër të KFOR-it foli shefja e CIMIC-ut për Komandën Regjionale-Lindje, Togerja e parë Rachel Baker, e cila tha: “Po e mbajmë ceremoninë e donacionit për Zjarrfikësit në jug të Mitrovicës dhe po dhurojmë një gjenerator, radio dhe një megafon. Besoj se këto pajisje do t’i përdorin për të vazhduar mbështetjen dhe shërbimin ndaj komunitetit, këtu në jug të Mitrovicës. Mendoj se kemi një bashkëpunim të mirë në mes të institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.”
Me këtë rast komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në jug të Mitrovicës, z. Mehmet Mehmeti, tha: “Do të doja të cekja se ne, kemi një bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in dhe besojmë që bashkëpunimi do të vazhdojë në mënyrë që të iu dalim qytetarëve në ndihmë kurdo që kanë nevojë. Donacioni përfshin, gjeneratorë, radiolidhje dhe mjete të tjera që do të na e lehtësojnë punën. Prandaj në emër të brigadës së zjarrfikësve në Mitrovicë, i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit këtu dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë donacion.”
KFOR-i mbetet i përkushtuar për të ofruar siguri dhe për të mbështetur popullatën e Kosovës edhe përmes donacioneve të shumta, për një të ardhme sa më të mirë për të gjithë!