Dita e sotme (03.04.24), shënon ‘Dita Botërore të Festës’, e cila thekson solidaritetin për të ndarë lumturinë me të tjerët. Kjo ditë u shënua për herë të parë në vitin 1996 pas botimit të romanit “Flight: A Quantum Fiction Novel”, nga Vanna Bonta.
Nëpërmjet kësaj dite, njerëzit ndajnë kënaqësinë dhe festojnë në mënyra të ndryshme, duke organizuar ngjarje festive, duke promovuar vlerat e miqësisë dhe bashkëpunimit. Nga piknikët në natyrë e deri tek ngjarjet kulturore në qytete, çdo aktivitet synon të nxisë një atmosferë të gëzueshme dhe të lumtur.
Në botën tonë moderne, festat mund të jenë edhe virtuale. Jo gjithmonë duhet të mblidhemi në të njëjtin vend për të festuar një ngjarje apo ditë specifike. Teknologjia na bashkon përmes videos dhe internetit duke na lejuar të lidhemi në distanca të gjata dhe të festojmë, në mënyrat tona të preferuara.