‘Dita Ndërkombëtare e Vajzës-Fëmijë’ e njohur gjithashtu edhe si ‘Dita Ndërkombëtare e Vajzës’, është një kremte e Kombeve të Bashkuara, që mbahet më 11 Tetor, të çdo viti, inauguruar zyrtarisht nga Asambleja e Përgjithshme e KB, në dhjetor të vitit 2011, për të njohur të drejtat e vajzave fëmijë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat që përballen ato.
Kjo ditë, përqendrohet në promovimin e fuqizimit të vajzave dhe nxjerr në pah sfidat unike me të cilat përballen vajzat e mitura në të gjithë botën, siç janë martesat e parakohshme të vajzave të mitura, shtatzëni në adoleshencë, dhunë, diskriminim, pabarazi gjinore etj.
‘Dita Ndërkombëtare e Vajzës-Fëmijë’ u frymëzua nga fushata ‘Sepse Unë jam një vajzë’, në mënyrë që të adresojë çështjen e diskriminimit gjinor dhe të promovojë të drejtat e vajzave në të gjithë botën.