Solidarizimi dhe bashkimi me mendje dhe veprime në këtë kohë pandemie, është një nga detyrimet e të gjithë njerëzve për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe bashkërisht për të kaluar situatën e pandemisë.
Për të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it blogerja nga Prishtina, Rita Saraqi, pati një mesazh vetëdijesues për të qenë të kujdesshëm në këtë kohë pandemie globale: “Situata në të cilën po kalojmë, është e vështirë për të gjithë ne. Në këtë kohë pandemie e rëndësishme është që të jemi të bashkuar, qëndroni në kontakt me familjarët dhe miqtë tuaj përmes rrjeteve sociale dhe platformave teknologjike. Respektoni masat anti-covid.”
Rita Saraqi të gjithë dëgjuesve të Radio KFOR-it, iu uroi festat e fundvitit, duke shpresuar se vitin e ardhshëm do të festojmë në rrethana më të mira.