Me ndryshimin e stinëve dhe luhatjen e temperaturave, lëkura jonë pëson ndryshime dhe rutina e kujdesit ndaj fytyrës ka specifikat e veta. Edhe stina e dimrit sjellë ndryshime të mëdha në lëkurën tonë, duke e bërë atë më të thatë dhe më të ndjeshme. Filaggrini, që është një nga proteinat më të rëndësishme në lëkurën tonë për ruajtjen e funksionit hidratues, kryesisht zvogëlohet gjatë dimrit. Dermatologët e njohur botërorë japin disa këshilla se si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë dimrit:
- Hidratoni shpesh lëkurën tuaj gjatë dimrit me kremra që përmbajnë Acid Hyaluronik dhe Petrolatum që ndihmojnë në ruajtjen dhe mbylljen e lagështisë brenda lëkurës tuaj.
- Shtoni retinolin në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Retinoli është i shkëlqyeshëm për të zbutur lëkurën, rrit qarkullimin e qelizave dhe përmirëson pigmentimin.
- Përdorni gjithmonë kremra me faktor mbrojtës ndaj diellit, edhe gjatë stinës së dimrit.
- Shtoni vitaminën C në regjimin tuaj të kujdesit të lëkurës. Vitamina C vepron në mënyrë efektive gjatë stinës së dimrit dhe ndihmon në luftimin e rrezeve SPF, që nuk bllokohen plotësisht nga kremrat e diellit. Vitamina C ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit, dukë i dhënë shkëlqim fytyrës suaj.
Lëkura juaj shfaq edhe mënyrën tuaj të jetesës. Mundohuni gjithmonë të ushqeheni shëndetshëm, të konsumoni lëngje që të jeni të hidratuar dhe të përfshiheni çdo ditë në aktivitete fizike.