16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore është kampanjë ndërkombëtare që ka filluar më 25 nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe zgjat deri më 10 dhjetor në Ditën e të Drejtave të Njeriut.
Çdo vit ndërtesat ikonike në të gjithë botën ndriçohen në ngjyrë portokalli për të sjellë vëmendjen globale ndaj kërcënimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
Këtë vit “UN Women” në Kosovë zgjodhi Bibliotekën Kombëtare “Pjeter Bogdani” në Prishtinë që ta kthej në ngjyrë të portokalltë.
Në të gjithë botën, një në tre gra dhe vajza përjetojnë dhunë gjatë jetës së tyre. Ndodh në çdo vend dhe çdo shoqëri. Shumë shpesh, normalizohet dhe kalon e pandëshkuar.