Një ditë pas festës së Shën Valentinit, më 15 Shkurt, shënohet sot edhe Dita e Beqarëve. Në këtë ditë shumë njerëz veshin rroba me ngjyrë të gjelbër, pasi është e kundërta plotësuese e së kuqes, që zakonisht veshët për Ditën e të Dashuruarve – Shën Valentinit.
Pikërisht në lidhje me ditën e beqarëve, Radio KFOR-i ka kontaktuar disa dëgjues të cilët u shprehen se nuk duhet që patjetër të jesh në një lidhje dashurie për të festuar jetën dhe të jeni të lumtur.
– “Përshëndetje, unë quhem Marigona. Të dyjat ditët i kanë anët pozitive dhe ato negative, të qenit beqar është mirë, tash nuk po them se kemi liri, sepse liri kanë të gjithë, por nuk ki nevojë ta pyesësh dikë, nuk ki nevojë t’i tregosh se ku gjendesh dhe çka je duke bërë, kështu që unë personalisht jam shumë mirë.”
– “Përshëndetje unë jam Veneta. Kur je beqare, ke kohë më shumë për veten dhe liri në gjithçka. Nuk ndjehem aspak keq që jam beqare edhe nuk e paskam ditur që ekziston 15 shkurti për me festu 15-shin edhe ne.”
“Përshëndetje jam Endriti. Ma pak dilema e ma pak dilema. Edhe besoj se gjithë ditën do ta festojmë me shoqëri, sepse kjo festë është festë e jona, festë e beqarisë.”
Festimi i 15-të shkurtit, Ditës së Ndërgjegjësimit për Beqarët nuk ka të bëjë vetëm me vetë-keqardhjen, por përkundrazi është një shans për t’i treguar botës se edhe beqarët janë të lumtur.