Situata me COVID-19, vazhdon të jetë shqetësuese, duke llogaritur numrin e të infektuarve, që është në rritje e sipër.
Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, u ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen kundër COVID-19: “Këtë mbijetesë po e vazhdojmë edhe tash, në valë të re të COVID-19 që po vazhdon të jetë midis nesh dhe do të jetë mes nesh për një kohe të pacaktuar, por ashtu siç kemi dëshmuar deri më tash, pavarësisht dimensionit tragjik dhe të dhimbshëm si dhe vuajtjeve që na ka shkaktuar COVID-19, ia kemi dalë të mbijetojmë. Nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë në natyrën e njerëzimit që të dorëzohet para sfidave si kjo. Që e ardhmja e të gjithë neve të jetë më frymëzuese dhe sa më e shëndetshme, u bëj thirrje të gjithëve që të vaksinoheni kundër COVID-19”, ka porositur Ministri, Latifi.
Të dhënat e fundit tregojnë se gjatë 24 orëve, janë shënuar 2 raste të vdekjes, 331 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 si dhe numri total i rasteve aktive është 7.399 persona.